KryesoreLajme

Daulina Osmani: Po bëhet reformë e thellë ligjore në sektorin e sportit në Kosovë

Zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani thotë se në fushën e sportit po bëhet një reformë e thellë ligjore. Në fakt, sot është mbajtur edhe tryeza e gjatë e sportit në të cilën me përfaqësues të federatave sportive në Kosovë po diskutohet për ndryshimet ligjore në sport.

Lexo më shumë  The Telegraph: Shqiptarët drejtojnë nga burgu bandat kriminale, arrijnë numrin më të lartë të telefonatave ndërkombëtare

“Tryeza e gjashtë e sportit po shërben si platformë për koordinim dhe bashkërendim ndërinstitucional së bashku me strukturat sportive për zbatimin e reformës që e sjell ligji i ri i sportit.

Kjo është reforma më e thellë ligjore e sektorit të sportit e cila përveç që adreson nevojat e komunitetit sportiv, njëherësh edhe mundëson zhvillimin efektiv, të qëndrueshëm dhe transparent të sportit në vend”, ka shkruar Osmani. 

Lexo më shumë  Pamje apokaliptike nga Fier-Vlorë, tymi pushton autostradën

Rruga Press

YouTube player