KryesoreLajme

Kryeministri Kurti në tetë vjetorin e Astrit Deharit: Jemi të gatshëm si Qeveri ta ndihmojmë Prokurorinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se janë të gatshëm si Qeveri, ta ndihmojnë Prokurorinë e shtetit për të sjellë drejtësinë pas tetë viteve, rreth zbardhjes së rastit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Gjatë homazheve në varrezat e Zllatarit në Prishtinë, kryeministri Kurti ka thënë se “kjo goditje tejet e rëndë vazhdon edhe pas tetë viteve në një formë tjetër, nëpërmjet drejtësisë që mungon”.

Lexo më shumë  Kurti u mirëprit dhe bashkëbisedoi me bashkatdhetarë në Vjenë

“Kjo goditje tejet e rëndë vazhdon edhe pas tetë viteve, në një formë tjetër, nëpërmjet drejtësisë që mungon. Në këto tetë vite, katër prokurorë e kishin rastin e mbytjes në burgun e Prizrenit, të Astritit, por që të katër dolën në pension, pa e kryer punën. Tash është prokurori i pestë që e ka marr rastin. Dhe si LVV, si Qeveri e Republikës, jemi shumë të interesuar, fort të gatshëm, gjithnjë të vullnetshëm, që ta ndihmojmë me krejt çka mundemi e dimë Prokurorinë e shtetit, për të sjellë drejtësi për Astritin dhe familjen e tij”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Qeveria i bëri edhe kryebashkiakët milionerë, marrin rrogë 4 herë më shumë se paga mesatare në vend

Ndërsa, sipas babait të Astritit, deputetit, Avni Dehari ata që kanë bërë krimin ndaj djalit të tij edhe sot e kësaj dite mundohen të fshijnë gjurmët e tyre.

Rruga Press

YouTube player