EditorialKryesore

“Roka Mandolina” ose Ekzemplari më i Thiktë i Artit si Politikë

Shkruan Roland Amzai

Intro

Ka ca ligjërime të vogla në botën e madhe të Gjuhës Shqipe, në realitietin imagjinar e projektues  ndërshqiptar, tepër të rralla që po  ndodhin sa  i përket “shijes” në muzikë në përgjithësi dhe asaj ballkanase ( serbe) në veçanti.

Jugofilia shqiptare ne troje, dhe jugo-erotomania shqiptare në Shqipëri, po përplasen me atë që do të duhej të përplaseshin kohë më parë, me solidaritetin dhe zgjimin mbarëshqiptar.

Retro

Ne Kosovë e Maqedoni, Luginë dhe Mal të Zi, muzika ashtu si çdo gjë kulturore vinte mainstream nga Beogradi.

Nga disqet e kasetat deri te porgramet e tv-së shtetërore, promovohej një fe civile, një drejtësi klasore kulturore, por në kornizat e një supermacie gjuhësore.

Kështu, psh; kënga “Rroka Mandolina” u bë kënga më e urryer në trojet etnike shqiptare në ish Jugosllavi.

Pse?

Sepse ajo përbënte thelbin e talljes me shqiptarët, e shprehjes së (pa)barazisë.

Grupi gjoja multi-kulti i Bijelo Dugme, nuk ish gjë tjetër veçse Jugosllavia në miniaturë.

Ca individë me prejardhje kulturore të përzier, por me muzikë nga folku serb me tinguj kitare.

E për hargalisje, e mësuan dhe një këngë shiptarska*.

Nga Spliti në Ohër për 40 vite një këngë…

“Roka Mandolina”  …

Shqiptari si spektator, për shumë arsye, nuk e bleu këngën “Baresha” edhe nëse ajo ishte e futur mes hiteve jugosllave të kohës, sepse arti autentik i krijuesve shqiptarë ishte i destinuar të mos ishte i modës, trendy, sexy, mainstream, etj.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

(Pop) kultura e revistave, tv-ve, koncerteve, kampeve të punëtorëve, s’kishin lidhje me veprimtarinë në mbrojtje të fshatarit shqiptar, të ndërtuesve (baushtellëve) gurbetçarë, të bujqve, të mësuesve, etj.

Sub-kulturat jugosllave, përziheshin e bëheshin lëmsh; veç dy kategori gjuhësore urreheshin; shiptar*-i, seljak*-u, që në të shumtën e rasteve ishin e njëjta gjë, qoftë si strukturë shoqërore qoftë si pezhoracion në të gjitha nivelet e ligjërimit.

Kështu lindën presionet  e para intra komformuese dhe oportune.

Interesant do ishte justifikimi:

Po ja Shqipëria ka mbyll kufirin, ndaj jemi të detyruar (ndonëse shumica e shtëpive, kush dëshironte pra, kishin kthyer antenat kah RTSH ja dhe Radio Tirana).

E megjithatë nga Nexhmije Pagarusha deri te Armend Rexhepagiqi, shqiptarët gjithmonë preferuan Goran Bregoviqin, si simbol të kafanave, si trendy rock n roll jugosllav.

Nga Gorani deri te Ceca Razhnjatoviç, jemi te dy spektatorë shqiptarë.

Shqiptari në Jugosllavi, që për t’u dukur trendy blente në “shtëpitë e mallrave” jugosllave, disqet e mediave mainstream, si dhe shqiptarin e Shqipërisë që për të ikur nga ferri i diktaturës gjente pak sekonda paqe teksa ndiqte një pop star në ngjitje si Lepa Brena.

Tani; deri në vitet 80, meqë shqiptarët dhe popkultura ishin shumë larg si marrëdhënie, nuk mund të insistosh edhe shumë, meqe, ja, nuk po i kapin valët për “The Beatles”, e s’mund ta kuptojë “The Doors” dhe ja u lanë duart me këtë justifikim…

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Por, të vazhdosh me dëgju folk kafanash, e turbo folk arenash të Zemunit, në vitin 2021, ka diçka që nuk shkon.

Shumë hulumtime tregojnë se turbofolk-u i viteve 90-ë i Serbisë ishte direkt i sponsorizuar nga Banka Popullore, aty ku u vodhën paratë e Jugosllavisë për të financuar luftërat në Ballkan.

Luftërat e Serbisë duhet të ishin TRENDY nga brenda dhe jashtë vendit si spektator.

Si mund të jetë vrasës një lepuroshe si Ceca?

Debati për Goran Bregoviqin sot

Goran Bregoviq si gjithë artistët serbë nuk janë të distancuar nga mjedisi. Jo.

Ashtu sikurse Ceca që ishte makiazh, më saktë vazhdon të jetë e tillë, për Zemunin-, dikur si lagje e tigrave të Arkanit, sot si lagje e banditëve të drogës, ku në zemër të saj ngritur qëndron salla e koncerteve, ku ajo këndon çdo vit;

Ashtu edhe Bregoviq, vendoset në kontekst. Ai bën imazhin e Vuçiqit, si një kulturë shpërndarës, si një hegjemonist i demokracisë, paqedashës në Ballkan, pavarësisht se i thur lavde çdo ditë Llazareviqit dhe Mlladiqit.

Goran Bregoviq, nga folku serb i Marshit të Drinit, te Kallashnikovi dhe Roka Mandolina, nuk është gjë tjetër veçse politikë.

Nga Miti serb tek projektet qeveritare serbe, Gorani është copëz politike autentike serbe.

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *