BotaKryesore

Picula: Me refuzimin e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, Serbia po kërcënon anëtarësimin në BE

Pengesat më të mëdha në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian (BE) janë stagnimi në reformat në fushën e sundimit të ligjit, gjyqësorit të pavarur, procesit zgjedhor dhe lirisë së mediave në politikën e brendshme. Kështu ka thënë  raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Beta.

Picula tha se nevojitet gjithashtu një lëvizje drejt harmonizimit më të madh me politikën e përbashkët të jashtme dhe atë të sigurisë të BE-së.

Ai vlerësoi se qeveria në Serbi shpesh demonstron tendenca autoritare dhe antievropiane dhe se negociatat për anëtarësim nuk do të përfundojnë derisa të ndryshojnë marrëdhëniet që mbizotërojnë në skenën mediatike në Serbi.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

“Në dokumentet e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, në vazhdimësi theksohen arsyet e stagnimit së bashku me rekomandimet se si të dalim prej tij, janë reforma në fushën e sundimit të ligjit, gjyqësorit të pavarur, procesit zgjedhor dhe autentik. liria e mediave në politikën e brendshme, duke theksuar edhe problemet kryesore në frontin e politikës së jashtme, Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë marrëdhëniet për të përparuar”, tha ai.

Sa i përket vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, ai ka theksuar se Serbia me refuzimin e vendosjes së sanksioneve kërcënon perspektivën e anëtarësimit të saj në BE dhe për këtë, Picula thotë se kanë folur edhe zyrtarë të tjerë evropianë.

“Në rrethanat aktuale gjeopolitike, duhet patjetër një lëvizje drejt përafrimit më të madh me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Mendoj se kjo është një çështje për të cilën do të insistojnë shumë vende anëtare”, tha raportuesi i sapoemëruar i Parlamentit Evropian.

YouTube player