KryesoreLajme

VV-ja i ka numrat për ta miratuar buxhetin, s’nevojitet opozita, thotë Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se partia e saj ka mjaftueshëm mbështetje për të miratuar ligje dhe vendime, përfshirë buxhetin e propozuar nga Qeveria Kurti, pa pasur nevojë për mbështetjen e opozitës.

Buxheti për vitin 2025 pritet të diskutohet në Kuvend, të hënën e 11 nëntorit.

Deklarata e saj erdhi pasi partitë opozitare kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj buxhetit, duke njoftuar se nuk do ta votojnë.

Lexo më shumë  Eurodeputetja franceze Emma Fourreau ka njoftuar se do të vij në Tiranë për të mbështetur protestën “Flamingo Rozë”

Kusari-Lila ka shtuar se nuk është hera e parë që opozita nuk merr pjesë në miratimin e projketbuxhetit gjatë këtij mandati.

“Nuk ka asgjë të re. Nëse e shikoni modelin e opozitës, ata nuk kanë marrë pjesë në asnjë nga miratimet që kanë ndodhur gjatë kësaj legjislature. Ne, po, e kemi shumicën parlamentare, siç e keni parë edhe në votimet e mëparshme. Arrijmë të miratojmë ligje dhe vendime të tjera. Ndërsa për opozitën, s’kam çfarë të shtoj”, ka thënë Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Lexo më shumë  Trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 15 persona, mes tyre nipi i ish-deputetit të Edi Ramës
YouTube player