KryesoreLajme

Gjermania: Serbia shkeli qartë detyrimet e dialogut

Rishqyrtim të vendimeve që ditë më parë mori shteti serb lidhur me Kosovën, ka kërkuar Gjermania.

Për shtetin gjerman Projektligji i Serbisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe juridiksionin e veprave penale shkel qartë detyrimet e saj të dialogut.

Prandaj gjermanët i kanë kërkuar Serbisë të rishqyrtojë ato dhe të dyja vendet edhe Kosova edhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të vitit të shkuar pa vonesë duke përfshirë edhe asociacionin.

Lexo më shumë  Azizi: Kur kemi një Kosovë të fortë, me integritet territorial cep më cep, kemi edhe shqiptarë të fortë në çdo pjesë të Ballkanit dhe rajonit

“Projektligji i Serbisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për juridiksionin mbi veprat penale, shkel qartë obligimet e saj nga dialogu. I kërkojmë Serbisë që ta rishqyrtojë. Të dyja shtetet, Kosova dhe Serbia, duhet të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023 pa vonesë, duke përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme gjermane.

Bashkimi Evropian ishte i pari që reagoi për këto vendime të Serbisë duke i quajtur shkelje të qarta të obligimeve nga dialogu, me projektligjin e propozuar të qeverisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për organizimin dhe juridiksionin e autoriteteve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale në Kosovë.

Lexo më shumë  Shqipëria në 2024 shiti më pak prodhime shqiptare në tregjet ndërkombëtare ndërsa nga ana tjetër bleu më shumë mallra të huaja. Bizneset në prag falimentimi

Me deklarimin e BE-së u pajtua edhe Departamenti Amerikan i Shtetit që thanë se projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë, shkel detyrimet e dialogut derisa kanë kërkuar nga të dyja shtetet, Kosova e Serbia zbatim të marrëveshjeve të arritura përfshirë edhe atë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

YouTube player