Lajme

Përjashtimi i deputetëve të opozitës, Alizoti: Ne duam demokraci, ky parlament është kthyer si në kohën e diktaturës

Edhe në seancën e sotme plenare, deputetët e opozitës nuk janë lejuar që të bëhen pjesë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, në një prononcim për media jashtë parlamenti u shpreh se Shqipëria është në një situatë shumë të frikshme dhe nuk ka ndodhur që nga 1991 dhe kjo që po ndodh me deputetët e PD është një skenë e turpshme.

“Ne duam demorkaci, ne nuk kemi vjedhur njeri, ky parlament është kthyer si në kohën e Enver Hoxhës”- u shpreh Alizoti.

Fjala e tij e plotë:

Lexo më shumë  Mustafi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, shuplakë për shqiptarët

“Garda po përballet me ne, jo ne me gardën. Ne jemi të zotuar të flasim, ne gjithë kohën po meremi me policinë tani po bëhemi dhe ne si forcat speciale.

Shqipëria është në një situatë shumë të frikshme nuk ka ndodhur që nga 1991 që të ketë këtë lloji mënyrash.

Kush mendon se proteston më mirë se opozita të dalë e të thotë. Shqipëria po shkon në diktaturë nuk bëhet fjalë veç për PD, nëse dikush tjetër e bën më mirë çohuni.

Shqiptarë çohuni e bëni gjëra sepse vendi po shkon në diktaturë. Kjo është një skenë e turpshme. Ne duam demorkaci, ne nuk kemi vjedhur njeri, duam të përfaqësojmë njerëzit e të drejtat tona.

Policia del dhe i shërben këtyre njerëzve e nuk ka polici në botë që ministi i brendshëm të ketë frikë të përmendi atë.

Një gjë është fakt, kur policia rrit prezencën e saj pushteti frikësohet dhe pushteti është i frikësuar.

Ky parlament është kthyer si në kohën e Enver Hoxhës, ai është një monoparti tani dhe më mirë karriget e deputetëve le të rrinë kështu”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu e quan të pazakontë vonesën e Gjykatës Kushtetuese për trajtimin e ligjeve
YouTube player