KryesoreLajme

Gërvalla në Kanada, merr pjesë në konferencën kushtuar Ukrainës

Pas Seancës së Këshillit të Sigurimit, ministrja Gërvalla ka udhëtuar për në Kanada, ku po merr pjesë në konferencën për Ukrainën.

Pas pjesëmarrjes në Seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shkuar në Kanada, ku po merrë pjesë në Konferencën Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes 10-Pikëshe të Ukrainës, e cila po mbahet nga 30-31 tetor 2024 në Montreal, Kanada.

Lexo më shumë  Gërvalla në KS të OKB-së shfaq fotografinë e Gjuriqit duke pirë kafe me kriminelin Radoiçiq

Kjo konferencë është organizuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly, në bashkëpunim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrii Sybiha.

Konferenca mbledh ministra të punëve të jashtme nga e gjithë bota për të zhvilluar vizionin e përbashkët për paqe. Synimi kryesor i kësaj konference është të zhvillojë masa konkrete për kthimin e robërve të luftës, civilëve të ndaluar në mënyrë të paligjshme dhe fëmijëve të deportuar ukrainas në vendin e tyre, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtave të njeriut.

Lexo më shumë  Ministria e Kulturës ndan 604 tituj librash për bibliotekat komunale të vendit

Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë konferencë dëshmon përkushtimin tonë në mbështetjen e një paqeje të qëndrueshme, solidaritetin e Kosovës me popullin ukrainas, mbështetjen përmes programeve që po implementojmë si dhe përkushtimin për paqe, siguri dhe stabilitet.

Rruga Press

YouTube player