KryesoreLajme

Gërvalla: Problemi i Vuçiqit s’është asociacioni por ekzistenca jonë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka problemin me asociacionin, porse atë e shqetëson vetë ekzistenca e Kosovës. 

Gërvalla duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka thënë se gjitha pretendimet e Serbisë kinse për shkelje të të drejtave të minoriteteve janë gënjeshtra të kulluara. 

“Ta sqarojmë njëherë se nuk ka asnjë vend në botë, që quhet Kosovë e Metohi. Ka Kosovë, Kosova apo Republika e Kosovës…Të mos besohet asnjë nga gënjeshtrat se kinse qytetarët e Kosovës nuk kanë qasje në shëndetësi, arsim dhe llogari bankare. Realiteti është i qartë. Përfundimisht qytetarët po marrin frymë lirshëm dhe pa frikë nga bandat kriminale…Vuçiqi e Putini s’janë dorëzua. Ata kanë interes të shkatërrojnë Republikën e pavarur të Kosovës edhe me forcë. Askush s’mund të mashtrohet. Është dëshmuar tashmë e do ta provojnë prapë”, ka thënë Gërvalla. 

Lexo më shumë  Tendencat e Serbisë për të cenuar sovranitetin e Kosovës përmes ligjit për juridiksion, Qorrolli përplaset me ministren serbe në konferencën BE-Ballkan në Budva

Ajo i ka quajtur si kryeministrin serb Millosh Vuçeqviq, zëvendëskryeministrin Aleksandar Vulin, antiperëndimorë dhe prorusë.

“Mos i besoni këta njerëz të rrezikshëm. Asnjë fjalë. Vuçiqi po përgatitet, është i gatshëm për më shumë. Ka murale gjigante nëpër Serbi që thonë se ushtria serbe do të kthehet në Kosovë. Murale të tilla në një vend të tillë autokratik, s’janë rastësi. Përditë e më shumë ekspertë paralajmërojnë se Serbia i ngjan Serbisë fashite të viteve ’90…Problemi i Vuçiqit s’ka të bëjë me Asociacionin, por me vetë ekzistencën tonë. Për të Asociacioni nuk është vegël për të lehtësuar jetën e qytetarëve, është opsion për ta copëtuar një vend të territorit tonë”, tha Gërvalla. 

Lexo më shumë  Ministri Sveçla takohet me Sarrazin, diskutojnë për hyrjen e mallrave serbe në Kosovë

YouTube player