Sekretari Rutte takohet me Von der Leyen për herë të parë pas marrjes së detyrës
Sekretari i Pergjithshëm, Mark Rutte është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për herë të parë që kur mori detyrën në krye të NATO-s.
Gjatë takimit të tyre, u diskutua për rëndësinë e partneritetit strategjik midis BE-së dhe NATO-s dhe poashtu, ata ranë dakord të punojnë më shumë për të rritur bashkëpunimin.
“Diskutimi i tyre u fokusua poashtu në rëndësinë e një partneriteti të ngushtë dhe strategjik midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Të dy ranë dakord se në një botë gjithnjë e më të rrezikshme, ky partneritet është jetik për të mbrojtur paqen, lirinë dhe prosperitetin. Lufta e agresionit të Rusisë në tokën evropiane është kërcënimi i vetëm më i madh për paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian. Sekretari i Përgjithshëm, Rutte dhe Von der Leyen theksuan se vendosja e ushtarëve të Koresë së Veriut në mbështetje të luftës së agresionit të Rusisë përfaqësonte një përshkallëzim të rëndësishëm të luftës kundër Ukrainës, si dhe një kërcënim serioz për sigurinë evropiane dhe paqen globale”, thuhet në njoftim.
Rruga Press