Sport

Ceremonia e “Topit të Artë 2024” me supriza ende pa nisur! Lojtarët e Real Madridit bojkotojnë ceremoninë në Paris. Kush pritet të marrë trofeun prestigjoz

Për pak orë në Theatre Du Chatelet të Parisit do të mbahet ceremonia e dorëzimit të “Topit të Artë 2024”.

Sulmuesi i Realit të Madridit Vinicius Jr dhe mesfushorja e Barcelonës, Aitana Bonmati ishin ata që përfliteshin se do të ngrenin trofeun më të lakmuar të futbollit, në aspektin individual.

Por planet janë përmbysur për sulmuesin madrilen, pasi raportohet se Real Madrid ka anuluar udhëtimin e të gjithë lojtarëve të tij për në Paris, të cilët do të merrnin pjesë në galën e “Topit të Artë”, përfshirë Vinicius-in.

Kjo lë të kuptohet se braziliani nuk do të jetë fituesi i çmimit prestigjioz.

Avioni i prenotuar nga Real Madridi ishte planifikuar të nisej nga aeroporti Adolfo Suarez de Barajas në orën 15:00, por klubi duke marrë parasysh informacionin që mori nga Parisi, ka anuluar udhëtimin në të cilën merrnin pjesë 50 persona.

Një surprizë e madhe që bën të qartë se Real Madridi tashmë ka informacionin se Vini nuk është i zgjedhuri si futbollisti më i mirë në botë.

Ndërkohë pas eleminimit të emrit të Vinicius, një tjetër favorit ka mbërritur në Paris për ceremoninë e “Topit të Artë”.

Rodrigo Hernández (Rodri) ka të gjitha fletëvotimet për t’u zgjedhur për “Topin e Artë” 2024.

Mesfushori i Manchester Cityt dhe i kombëtares spanjolle mbërriti në Paris rreth orës 14:00 duke përdorur paterica.

Hernández është duke u rikuperuar nga dëmtimi i rëndë i gjurit, pasi pak javë më parë iu nënshtrua një operacioni në Madrid nga Dr.Leyes për këputjen e ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë.

Përveç Rodrit dhe Aitana Bonmatí, festën e futbollit spanjoll do ta plotësonte dhe Luis de la Fuente, i cili me siguri do të shpallet si trajneri më i mirë i vitit 2024.

Rruga Press

YouTube player