Protesta e opozitës në gjithë Shqipërinë. Akset që do të bllokohen ditën e nesërme nga protestuesit
Të martën e 29 tetorit do të vijojë protesta e Partinë Demokratike dhe aleatëve e saj opozitarë.
Protesta do të shtrihet në pikat hyrëse dhe dalëse të qyteteve kryesore të vendit.
Skenari parashikon bllokim të lëvizjes së lirë të automjeteve në 6 rrethrrotullime të Shqipërisë.
Në Tiranë, segmenti që do të bllokohet është ai në afërsi të kthesës së Kamzës deri në sheshin Shqiponja.
Në rrugët që të çojnë në jug dhe veri të vendit, protesta e opozitës do të përqendrohet në pesë rrethrrotullime, në Shkozet, Rrogozhinë, Levan, Bradashesh dhe Milot.
E parashikuar të nisë në pesë të pasdites dhe të zgjasë deri në tre orë, në secilin prej segmenteve rrugore, mbështetësit e Partisë Demokratike do të udhëhiqen nga deputetët e qarqeve përkatëse.
Rruga Press