KryesoreLajme

Media zviceriane: Pse Rama është i përkëdheluri i BE-së

Media zviceriane “Blick” i ka kushtuar një artikull arrestimeve të fundit në Shqipëri, mes të cilave përmend prangosjen e Ilir Metës si në një skenë të filmave aksion dhe arrestimin e Jurgis Çyrbes, deputetit socialist që ishte katapultuar direkt nga radhët e bandave në karriget e parlamentit.

Sipas Blick, Shqipërisë nuk i ka munguar ndihma për të vënë nën kontroll korrupsionin, por kryeministri Rama akuzohet nga kundërshtarët politikë se e ka kthyer vendin në një autokraci të mbushur me paratë e drogës. Ose, më saktë, se “ka toleruar rritjen e krimit të organizuar” shkruan Blick.

Shpjegimin për këtë, media e huaj e gjen në sjelljen e liderëve të Bashkimit Europian të cilët e konsiderojnë Ramën si të përkëdhelurin, për të cilin BE-ja ka bërë një sy qorr.

“Në qershor, kryeministri shqiptar u pyet nga një gazetar italian se si ishte e mundur që njëri pas tjetrit të rrethit të tij të ngushtë, përfshirë disa ministra, të arrestoheshin për korrupsion, por ai ishte ende në detyrë? Përgjigja e ftohtë e kryeministrit shqiptar: “Nuk ka pyll pa derra”.

Por ka një përgjigje tjetër për pyetjen se pse Rama nuk është vënë ende nën presion: Ai është i përkëdheluri i BE-së. Në janar, ishte i ftuar nderi në samitin e CSU në Bavari. Në maj ai foli së bashku me ministrin gjerman të çështjeve ekonomike Robert Habeck (55) në Aachen. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni (47) u lejua të kalonte pushimet familjare në vilën e tij private. Presidentja e Komisionit BE Ursula von der Leyen (66) i drejtohet Ramës si “i dashur Edi”.

Frauke Seebass, eksperte e Ballkanit në Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë, tha për “Spiegel”: “Fenomeni Rama duhet parë në një kontekst më të gjerë. Nga këndvështrimi i BE-së, është një qasje biznesi për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Ndryshe nga Aleksandar Vuçiç (54) në Serbi, për shembull, Rama nuk konsiderohet anti-evropian dhe është shumë më i lehtë për t’u trajtuar.” Pasoja: “Kjo është arsyeja pse ata vendosën të mbyllin një sy, ose ndoshta dy.” shkruan Blick.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon ambasadorin e Turqisë në Kosovë, flasin për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale
YouTube player