KryesoreLajme

Partitë pro-serbe tentojnë ta bëjnë serbishten gjuhë zyrtare në Mal të Zi, Mandiq – vëlla për Vuçiqin

Sipas rezultateve të regjistrimit të Entit të Statistikave të Malit të Zi (MONSTAT), shumica në Mal të Zi janë malazezët me një përqindje prej 41,12 për qind (256,436 qytetarë), serbët me 32,93 për qind (205,370) dhe boshnjakët me 9,45 përqind(58.956) të popullsisë. Shumica e qytetarëve flasin serbisht – 43,18 për qind (269,307) dhe gjuha malazeze është në vendin e dytë me 34,52 për qind (215,299).

Ky është regjistrimi i parë i popullsisë që nga ndryshimi i qeverisjes tre dekadash të Partisë Demokratike të socialistit Milo Gjukanoviq dhe i pari që nga ardhja në pushtet e partive pro-serbe të ish-Frontit Demokratik.

Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq, tha se “si pjesëtar i popullit serb” ai ishte i kënaqur sepse numri i serbëve në Mal të Zi ishte rritur në krahasim me regjistrimin e fundit.

Këto rezultate të regjistrimit të popullsisë, të cilat u konsideruan si rezultate të ndikimit të Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe, po synohet të përdoret nga partitë proserbe për ndryshime në Kushtetë në shpalljen gjuhë zyrtare të serbishtes.

Lexo më shumë  Kurti kundërshton përsëritjen e marrëveshjeve të migracionit Itali-Shqipëri në Ballkan

Gjuha malazeze është gjuhë zyrtare në Mal të Zi që nga shpallja e pavarësisë më 2006.

“Çdo i treti banor i Malit të Zi është serb dhe gjuha serbe është gjuha e shumicës në Mal të Zi. Pres që të thoni se gjuha e shumicës është serbishtja dhe se duhet të bëhet edhe gjuhë zyrtare”, thotë deputeti i Demokracisë së Re Serbe, DejanGjuroviq.

Zyrtarë të ish-Frontit Demokratik fillimisht kanë paralajmëruar se do të paraqesin një iniciativë për zyrtarizimin e gjuhës serbe, nëse ajo do të ishte gjuha amtare e më shumë se 50 për qind të qytetarëve, gjë që duket se ishte pritshmëri e tyre.

Në anën tjetër, deputeti i DPS-së, Nikolla Miloviq, tha për DV se ky regjistrim i ka dhënë fund polemikave se çfarë mund të sjellë iniciativa për ndryshimin e Kushtetutës për shkak të ndryshimit të statusit të gjuhës serbe.

“Nëse nisma hyn në rend dite, sigurisht që do të jemi kundër. Nëse duhet të dorëzohet, do të doja të ndodhte tani, t’i ekspozojmë disa gjëra deri në fund, të shohim se çfarë po bëjnë partitë në pushtet. Mali i Zi është një shtet civil dhe me këtë regjistrim ajo histori ka përfunduar”, shton Miloviq.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla takon sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, diskutojnë për arritjet e Kosovës në forcimin e demokracisë

Derisa ky debat po zhvillohet në Mal të Zi, në Beograd presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ftuar Andrija Mandiqin, që përveç se kryetar i Kuvendit malazez ai është edhe lideri i Demokracisë së Re Serbe.

Vuçiq e ka pritur atë bashkë me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, dhe e ka quajtur atë “vëlla”.

“Jam i lumtur që arrita të sjell tre presidentë në një tavernë në Beograd mbi ujë – Nikoliç, Mandiq dhe Ana. Tom dhe unë kujtojmë themelimin e SNS, mirënjohës për Anën që më vonë na u bashkua dhe të lumtur që mund të presim vëllain tonë dhe mikun nga Mali i Zi Andrija Mandiqit”./The Geopost/

YouTube player