KryesoreLajme

Ministrja Gërvalla takon sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, diskutojnë për arritjet e Kosovës në forcimin e demokracisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati takim me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.

Gërvalla, në një postim në X, tha se me Berset diskutoi mbi arritjet e dukshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut.

Lexo më shumë  U arrestua gjatë protestave studentore kundër Ramës, lirohet nga masa e arrestit në shtëpi Klevin Metaj! Apeli i ndryshon masën e sigurisë

Ajo tha se qytetarët presin që së bashku të konsolidohen vlerat dhe të përfitojnë nga mekanizmat e mbrojtjes së Këshillit të Evropës.

“Një takim i shkëlqyer me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës,. Kam pasur kënaqësinë të ndaj arritjet e dukshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Qytetarët tanë presin të konsolidojmë së bashku vlerat tona të përbashkëta dhe të përfitojnë prej tyre, nga mekanizmat e mbrojtjes së Këshillit të Evropës”, ka shkruar Gërvalla në X.

Lexo më shumë  20 milionë euro tendera me shkelje në Bashkinë e Durrësit

Rruga Press

YouTube player