Lajme

Mediumi serb: Heshtja e dukshme e Listës Serbe për rastin e Rakiqit, mbështet teorinë se ai është rrahur nga njerëzit e Radoiçiqit

Mediat në Kosovë kanë raportuar se gjatë fundjavës së kaluar, Goran Rakiq, ish-kryetari i Listës Serbe, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, është sulmuar dhe plagosur rëndë para banesës ku jeton në rrugën Sutjeska në Mitrovicë, orët e para të mëngjesit.

Zëvendëskomandanti i Drejtorisë Veriore të Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani, tha se sulmi nuk është raportuar në polici, por mediat kosovare duke iu referuar burimeve kanë raportuar se Rakiq është pranuar në Qendrën Klinike të Mitrovicës herët në mëngjesin e së dielës së kaluar me krahun e thyer dhe më pas është liruar për mjekim në shtëpi.

Lexo më shumë  Mustafi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, shuplakë për shqiptarët

Radariserb shkruan se heshtja e dukshme e Listës Serbe me këtë rast, gjegjësisht fakti që sulmi nuk mohohet, por as nuk vërtetohet, mbështet në heshtje teoritë se ka qenë një keqkuptim mes bashkëpunëtorëve dhe se Rakiq është rrahur nga njerëz të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe.

YouTube player