Lajme

Gërvalla: Historia e Kosovës, dëshmi se si diplomacia është çelësi i zgjidhjeve të krizave

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ishte pjesëmarrëse në ceremoninë e 10-vjetorit të Akademisë Diplomatike në Pejë, atje ku u mirëpriten shumë të rinj diplomatë.

Në fjalën e saj, Gërvalla u shpreh se një diplomaci e suksesshme dhe se sa e fuqishme është ajo, është pikërisht e Kosovës, historia e saj se si në krizat më të mëdha, diplomacia i doli zot.

Lexo më shumë  Nuk ka më as punë online, Shqipëria me rënien më të madhe të numrit të punëtorëve “freelance”

“Historia jonë është dëshmi që përkujton se sa e fuqishme dhe e rëndësishme është diplomacia si një përgjigje ndaj krizave dhe për t’i ndaluar ato. Diplomacia është çelësi i zgjidhjeve të krizave, mbrojtja e nderit të njerëzve, dhe stablitetit”, tha Gërvalla.

Ajo iu drejtua dhe diplomatëve të rinj, duke iu bërë ftesë që ta shijojnë Kosovën, kulturën e saj, mikpritjen e historinë.

“Sa jeni këtu, ju ftoj të vizitoni Kosovën, shijojeni historinë tonë, ushqimin tonë, kulturën tonë dhe ngrohtësinë e njerëzve tanë. Kënaquni, eksploroni dhe merrni kohën që të krijoni momente të paharrueshme”.

Lexo më shumë  Turizmi në Kosovë vazhdon rritjen, mbi 46 mijë vizitorë në mars 2026

Ndërkaq, në këtë 10-vjetor të Akademisë Diplomatike, tema ishte “Një rol për njerëzimin: vitaliteti i përpjekjeve diplomatike në reagimin ndaj krizave”.

Rruga Press

YouTube player