Bota

Harris thotë se presidenca e saj s’do të jetë vazhdimësi e asaj të Bidenit, por do sjelli përvojat e veta

Kamala Harris ka deklaruar se presidenca e saj “nuk do të jetë vazhdimësi e presidencës së Joe Biden”, gjatë një interviste për Fox News mbrëmjen e së mërkurës.

Harris po ashtu e ka kritikuar kundërkandidatin e saj republican, Donald Trump, për vazhdimësinë e kërcënimeve kundër “armiqve të brendshëm”. 

Intervista 25-minutëshe u zhvilluar pas një tubimi që Harrisi ka mbajtur me më shumë se 100 zyrtarë republikanë në Pensilvani, është e para që kandidatja demokrate për presidente ka zhvilluar me Fox News, medium që ka qenë mbështetës i vazhdueshëm i Trumpit, raporton The Guardian. 

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Harris u pyet nëse kishte ndonjë gjë që ajo “do të bënte ndryshe” nga presidenti aktual Joe Biden, pasi intervistuesi lëshoi një të saj, në një intervistë të mëparshme, duke thënë se “nuk ka asgjë” që ajo do të kishte ndryshuar. 

Kjo përgjigje është bërë një pikë sulmi prej republikanëve, të cilët po përpiqen ta lidhin Harrisin me administratën jopopullore të Bidenit.

“Më lejoni të jem shumë e qartë. Presidenca ime nuk do të jetë një vazhdim i presidencës së Joe Biden dhe si çdo president i ri që vjen në detyrë, unë do të sjell përvojat e mia të jetës, përvojat e mia profesionale dhe idet të reja. Unë përfaqësoj një gjeneratë të re të lidershipit”, ka thënë Harris.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Intervistuesi më pas vuri në dukje një sondazh që tregon se shumica e amerikanëve besojnë se vendi është “në rrugën e gabuar” dhe e pyeti Harrisin pse ata po thoshin këtë kur ajo ishte zëvendëspresidente që nga janari i vitit 2021. 

Harris ka deklaruar se sondazhet tregojnë një lodhje me Bidenin dhe Trumpin, duke pasur parasysh se ky i fundit ka “kandiduar për detyrë” që nga viti 2016.

Rruga Press

YouTube player