KryesoreLajme

Ministri Peci: Sektori i bujqësisë pësoi ndryshime të mëdha

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me PPSE (Promoting Private Sector Employment), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest, mbajnë Konferencën për Bujqësinë e Qëndrueshme dhe Vendimmarrjen e Bazuar në të Dhëna.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se bujqësia e qëndrueshme  është një nga prioritetet e kësaj ministrie.

Lexo më shumë  Si ndikon Inteligjenca Artificiale në fushatat zgjedhore

“Investimet që kam parë në vizitat e mia të shumta nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim e posaçërisht në krijimin e plantacioneve të reja dhe fidanëve, janë shembulli pozitiv i njërit prej zinxhirit të funksionimit të bujqësisë së qëndrueshme, që është një nga objektivat e ministrisë”, tha ministri gjatë fjalës së tij.

Tutje ai shtoi se në tri vitet e fundit, sektori i bujqësisë ka pësuar ndryshime të mëdha në mënyrën e menaxhimit dhe zhvillimit të bujqësisë.

Pjesëmarrës në konferencë ishin edhe akterë tjerë nga sektori publik dhe privat, shoqëria civile, komuniteti akademik e donatorët ndërkombëtarë.

 Në kuadër të konferencës u prezantua edhe Platforma për Matjen e Ndikimit të Granteve për Masën 1 / Serra, dhe rezultatet e Raportit Gjithëpërfshirës Hulumtues mbi Bujqësinë e Qëndrueshme në Kosovë, i komisionuar nga PPSE, në bashkëpunim me MBPZhR-në.

Rruga Press

YouTube player