Bota

Biden ndan 425 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të mërkurën se i ka ndarë 425 milionë dollarë për ta ndihmuar Ukrainën ta përforcojë sigurinë e vet në luftën kundër Rusisë.

Ai e njoftoi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për përpjekjet e tij për ta “rritur” ndihmën e sigurisë për Ukrainën gjatë kohës së mbetur të mandatit të tij, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Pakoja përfshin armatim shtesë të mbrojtjes ajrore, municione ajër-tokë, automjete të blinduara dhe municione vendimtare për t’i përmbushur nevojat urgjente të Ukrainës, thuhet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë.

Bideni bisedoi në telefon me Zelenskyn në lidhje me ndihmën shtesë të SHBA për Ukrainën, e cila është duke e luftuar pushtimin e plotë nga Rusia.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

“Në muajt e ardhshëm, Shtetet e Bashkuara do ta furnizojnë Ukrainën një sërë armesh shtesë, përfshirë qindra raketa të mbrojtjes ajrore, dhjetëra sisteme taktike të mbrojtjes ajrore, sisteme të tjera artilerie, sasi të konsiderueshme municionesh, qindra transportues të blinduar personeli dhe automjete luftarake për këmbësorinë, dhe mijëra automjete të tjera të blinduara. Të gjitha këto do të ndihmojnë për t’i pajisur Forcave e Armatosura të Ukrainës”, thuhet në komunikatë.

Gjatë telefonatës, Zelensky e njoftoi Bidenin për planin e tij për të arritur fitoren kundër Rusisë dhe të dy liderët “ngarkuan ekipet e tyre me detyrua për t’u angazhuar në konsultime të mëtejshme mbi hapat e ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Biden synon të forcojë mbështetjen ushtarake të SHBA për Ukrainën para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, të cilat mund ta rikthejnë ish-presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Trump ka lënë të kuptohet se do të kërkojë t’i japë fund shpejt luftës përmes negociatave, dhe shumë republikanë në Kongres, përfshirë të zgjedhurin e Trumpit për nënpresident, senatorin J.D. Vance, kanë kundërshtuar dërgimin e më shumë ndihmave ushtarake për Ukrainën.

Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris, e cila është kandidate demokrate për presidente, e kanë kritikuar Trumpin për deklaratat e tij se mund ta përfundojë shpejt luftën, duke thënë se kjo do t’i lejonte Moskës të mbante pjesët e Ukrainës që aktualisht kontrollon dhe të kërkojë marrjen e territoreve të tjera.

Rruga Press

YouTube player