Uncategorized

Dejanoviq dënohet me 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë të akuzuarin Lazar Dejanoviq.

Ky i fyndit ngarkohej nga Prokuroria Speciale për huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar në protestat e dhunshme në veri të vendit në vitin 2023, kur u sulmuan KFOR-i dhe Policia e Kosovës.

Lexo më shumë  Refugjatët zbresin në Shëngjin, priten me banderola kundër Ramës dhe Melonit: “Përfundon këtu ëndrra evropiane”

Sipas aktgjykimit të shpallur të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

As prokuroria e as pala mbrojtëse nuk u deklaruan për ushtrim ankese lidhur me dënimin, prandaj si rrjedhojë gjyqtari e shpalli vendimin e dënimit të formës së prerë.

YouTube player