Lajme

Banorët e Lezhës paralajmërojnë protestë kundër ndotjes nga një fabrikë të mbetjeve shtazore: Po na rrezikohet shëndeti

Banorët e Bashkisë Lezhë kanë paralajmëruar një protestë më 12 tetor kundër ndotjes nga fabrikat. Sipas njoftimit të dërguar thuhet se qytetarët do të protestojnë sërish kundër ndotjes nga fabrika e përpunimit të mbetjeve me origjinë shtazore. 

Ata kërkojnë zhvendosjen e fabrikës nga zona e banuar, pasi sipas tyre ndotja dhe aromë e rëndë e krijuar po ju rrezikon shëndetin. Sipas banorëve situata është bërë e padurueshme në vitin 2019, që kur kompania ka vendosur impiantin e përpunimit të mbetjeve shtazore. 

Letra e Plotë:

Të nderuara institucione që keni përgjegjësi ligjore për mjedisin,
E nderuar Ministre e Mjedisit, Mirela Kumbaro Furxhi,
I nderuar zv. Ministër i Mjedisit, Sofjan Jaupaj,
E nderuar Drejtoreshë e Agjensisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollani,
E nderuar Drejtoreshë e Drejtorisë së Lejeve Mjedisore dhe VNM, Marjeta Përlala,
I nderuar Drejtor i Drejtorisë së Inspektim Kontrollit, Dritan Seferaj,
E nderuar Kryeinspektore e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit,
Dallëndyshe Bici,
I nderuar Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Planifikimit të Territorit, Ervin Llubani,
I nderuar Drejtor i Drejtorisë së Mjedisit dhe Ujrave, Enrik Banushi,

Jemi një grup qytetarësh të Bashkisë Lezhë që po ju drejtohemi për një shqetësim të
madh që kemi.

Në qytetin e Lezhës operon kompania I.N.C.A, me NIPT K77620501D, me zotërues të shoqërisë Alban Zusin dhe administrator Enio Zusin, që merret me përpunimin e peshkut dhe mbetjeve shtazore (shiko më shumë: https://opencorporates.al/sq/nipt/k77620501d). Sipas Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, kompania ka disa linja prodhimi: përpunimin e zorrëve, riciklimin e mbetjeve shtazore dhe prodhimin e ushqimit për kafshë. Përpunimi i këtyre mbetjeve lëshon shkarkime të lëngshme dhe atmosferike me erë të rëndë, që ndotin ambjentin dhe
jua përkeqësojnë cilësinë e jetës të gjithë banorëve të qytetit Lezhë e në veçanti banorëve të zonës ku është vendosur fabrika. Përmes erërave të forta dhe kanalit (ku kompania shkarkon mbetjet e lëngshme) që lidhet me lumin Drin, era shpërndahet në të gjithë qytetin. Pamjet filmike të këtyre shkarkimeve i gjeni në linkun e dosjes në Google Drive në fund të këtij emaili.

Banorët e kanë kundërshtuar vendosjen e këtij impianti që në momentin e parë, në vitin 2019. Kompania ka patur edhe më herët në zonë një impiant për përpunimin e zorrëve, të cilin banorët e kanë toleruar. Situata është bërë e padurueshme në vitin 2019, kur kompania ka vendosur impiantin e përpunimit të mbetjeve shtazore. Banorët i kanë ndjekur të gjitha rrugët e mundshme, nga informalet te zyrtaret.

Fillimisht kanë folur me pronarin e kompanisë, i cili ju ka premtuar se do ta limitojë ndotjen, por ka vazhduar aktivitetin si zakonisht. Më pas janë ankuar te Agjensia Rajonale e Mjedisit Lezhë. E kanë takuar drejtorin e Agjensisë, z. Bardhok Frroku, i cili pas vizitës në rrethinat afër fabrikës, ju ka premtuar se do bëjë diçka, por pastaj nuk ka komunikuar më me ta. Këto takime kanë qenë informale dhe nuk ka procesverbale, por këto pretendime mund ta konfirmohen nga një grup banorësh që ka qenë prezent.

Përmes kërkesës për informacion, unë i kam kërkuar AKM-së të më informojë në lidhje me ankesat që ka marrë për këtë subjekt. Rezulton se AKM ka regjistruar 9 ankesa zyrtare për kompaninë I.N.C.A. Ankesat i janë deleguar Agjensisë Rajonale Lezhë e cila ka bërë analizat përkatëse dhe nuk ka gjetur ndonjë shkelje, kjo sepse
në shumicën e rasteve fabrika nuk ka qenë duke bërë shkarkimet në ato momente. Në një rast i është kërkuar që ta bëjë procesin nën vëzhgim, por është e paqartë cilin proces ka kryer fabrika. Sipas ligjit ‘Për Mbrojtjen e Mjedisit’, kompania bën vetëmonitorim dhe ato analiza gjithmonë dalin brenda normave të lejuara. E kështu
fabrika ja ka hedhur gjithmonë. Ankesat dhe raportet e vetëmonitorimit i gjeni në dosjen në Google Drive. Banorët gjithashtu kanë protestuar disa herë para fabrikës. Në linqet në fund të emailit, mund të dëgjoni shqetësimin e banorëve.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kosova përfaqësohet pa UNMIK-un në CEFTA, ministrja Hajdari: Arritje e madhe e qeverisë sonë
YouTube player