KryesoreLajme

Kurti premton maternitet në Leposaviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se të mërkurën ka vizituar Leposaviqin bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të shqyrtuar mundësinë e kthimit të një objekti në maternitet.

Ai ka thënë gjatë mbledhjes së Qeverisë se ky maternitet do t’i plotësonte kërkesat e grave nga Leposaviqit dhe të mos kenë nevojë të kalojnë kufirin në Novi Pazar për trajtim shëndetësor.

Lexo më shumë  Kisha serbe i ofron “mbështetje të palëkundur” Kishës ruse për pretendimet e saj kishtare në Ukrainë

“Pamë nga afër edhe një ndërtesë për ta vlerësuar mundësinë e kthimit të saj në maternitet që i plotëson nevojat e grave nga Leposaviqi, në mënyrë që mos të kanë nevojë ta kalojnë kufirin e të bëjnë dhjetëra kilometra deri te Novi Pazari e më pas foshnjat po regjistrohen si banorë të Serbisë”, ka thënë Kurti.

Ai tha se duhet të bëhet ndërgjegjësimi ndaj kancerit të gjirit ,e për këtë do të ketë edhe mamografi në Viti.

Lexo më shumë  Kurti viziton një nga depot e armatimit të FSK-së: Armatimi modern është në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë
YouTube player