Lajme

Katër të arrestuar, sekuestrohet drogë me vlerë rreth 100 mijë euro në dy operacione të Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës të shtunën ka njoftuar për dy operacione policore ku janë arrestuar katër të dyshuar dhe janë konfiskuar dhjetëra kilogramë drogë. Operacionet u zhvilluan në tri rajone, atë të Prishtinës, të Mitrovicës së Jugut dhe Pejës.

Rasti i parë i koduar “Pritja”, sipas Policisë, është realizuar në katër lokacione të ndryshme i cili ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie prej mbi 25 kilogramë të llojit marihuanë si dhe arrestimin e tre të dyshuarve.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Njësitet policore në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar edhe dy vetura dhe tre telefona celular. Vlera e substancës narkotike arrin shumën prej mbi 45 000 euro. Dyshohet se një pjesë e drogës kishte destinim tregun vendor përderisa pjesa tjetër tregun e jashtëm”, thuhet në njoftim.

Ndërsa rasti i dytë i koduar “Kristali 2” u arrestua një i dyshuar, dhe të sekuestrojë sasi kokaine prej mbi 1 kilogramë.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar para të gashtme mbi 6800 euro, 1000 dollar amerikan dhe 3400 funta angleze. Vlera e drogës në këtë rast arrin shumën prej mbi 50 000 mijë euro”, vijon njoftimi.

Rruga Press

YouTube player