KryesoreLajme

Serbia shkel prapë Marrëveshjen e Ohrit, gruaja e Vuçiqit shkon në Kenia për të lobuar kundër Kosovës

Shteti i Kenias ka dhënë shenja të qarta që është në rrugë për të njohur pavarësinë e Kosovës që nga viti i kaluar. Pikërisht në këtë kohë, Serbia ka ndërmarrë edhe një veprim që haptas është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit. 

Beogradi ka dërguar zonjën e Parë, Tamara Vuçiq, në Nairobi, duke shënuar një përpjekje për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të kundërshtuar implikimet e njohjes nga Kenia ndaj Kosovës pas shqyrtimit të presidentit William Ruto për të njohur Kosovën.

Kenia kishte njohur edhe pasaportat e Kosovës një veprim që u pa në diplomaci si një shtrim i rrugës për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Vizita e gruas së Vuçiqit vjen në një moment kyç, pas turneut të saj në disa vende afrikane, duke përfshirë Republikën Demokratike të Kongos, Eswatini dhe Zimbabve.

Lexo më shumë  Kurti: Interesi i Beogradit është të flitet për dialog pa u përmendur Marrëveshja e Brukselit

Veçanërisht, ndalesa e saj në Kenia nuk u rendit fillimisht në agjendën e saj, duke ngritur pyetje kjo u shtua në agjendë për të tentuar të pengojë njohjen e mundshme të Kenias ndaj Kosovës.

Pas mbërritjes, ajo u prit nga Musalia Mudavadi, kryediplomatja e Kenias, së bashku me prokurorin e Përgjithshëm Dorcas Oduor – një mirëseardhje e pazakontë që nxjerr në pah natyrën serioze të diskutimeve të tyre, të cilat thuhet se përfshinin statusin e Kosovës, sipas mediumit “Kenyan Foreign Policy”.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Mudavadin, Vuçiq përsëriti angazhimin e Serbisë “për të ushqyer miqësinë e saj me Kenian”.

Mudavadi shprehu entuziazëm për bashkëpunimin e zgjeruar në tregtinë, arsimin dhe teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK) midis dy vendeve.

Kjo lëvizje e Serbisë shkel për të disatën herë marrëveshjen e vitit 2023 mes Kosovës dhe Serbisë e njohur si Marrëveshja e Ohrit, e cila e përcakton qartë se Kosova dhe Serbia nuk duhet ta pengojnë njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës rrit të gjithë pensionet për 20 për qind

Edhe pse kjo marrëveshje është ligjërisht e obligueshme, Serbia vazhdon të mos e respektojë këtë marrëveshje. Ish-kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq kishte dërguar një letër te 27 vendet anëtare të BE-së ku thotë se Serbia nuk do të zbatojë detyrimet e dala nga kjo marrëveshje. BE në anën tjetër vazhdon të potencojë se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme për të dyja palët, por nuk ka ndërmarrë ndonjë masë për shkeljet që i bën Serbia kësaj marrëveshje.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte thënë se Serbia ka shkelë së paku 8 nene nga 11 të marrëveshjes bazike./TheGeopost/

YouTube player