KryesoreLajme

Kurti kërkon t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthim të zonës së sigurisë kufitare prej 5 kilometrave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në Këshillin e Përgjithshëm të LVV-së ka folur edhe për pushtetin në Serbi dhe qeverisjen e Aleksander Vuçiqit. Kurti ka thënë se Serbisë duhet t’i ndërpritet ndihmesa aktuale dhe ajo e ardhshme nga BE, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

Gjithashtu Kurti ka thënë se duhet të sanksionohen të gjithë ata që bashkëpunojnë me personat të cilët janë të futur në listën e zeze nga SHBA.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Përveç tjerash, Kurti ka kërkuar edhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare prej pesë kilometrave në mes të Kosovës dhe Serbisë meqë thotë se Serbia po e keqpërdor heqjen e saj që kishte ndodhur në vitin 2001, shkruan Gazeta Express.“Ajo u pat hequr në gushtin e vitit 2001, kur kryeministër ishte Zoran Gjingjit dhe e vranë. Këtë po e keqpërdor regjimi i Aleksander Vuçiqit, i cili po sjell artileri e trupa shtesë dhe sistem kundër ajror kinez përbrenda këtij rripi prej 5 kilometërsh”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player