Feraj: Në emër të “mbrojtjes së familjes”, rrahmanizmi e përmbysë familjen tradicionale shqiptare dhe iu ofron shqiptarëve një model të ri, sheriatike-kuranore
Shkruan Hysamedin Feraj
Rrahmanizmi
(Po e quaj kështu sipas përfaqësuesit kryesor. Qasje miqësore)
- Rrahmanizmi kërkon ndryshimin e përcaktimit kushtetues të shtetit të Kosovës, nga shtet laik në shtet teokratik.
Kushtetuta e përcakton Republikën e Kosovës shtet laik (neni 8), ndërsa rrahmanizmi përpiqet të miratojë ligje sipas bindjeve sheriatike dhe jo sipas kushtetutës, dhe sipas sheriatit ashtu siç e kuptojnë rrahmanistët. Më tej, rendi kushtetues mbështete në vlera dhe parime demokratikë (neni7), rend të cilin rrahmanzimi kërkon ta zëvendësojë me vlerat teokratike islamike, ashtu siç i kupton këto vlera rrahmnazimi. Pra, rrahmanizmi synon ta përmbysë ose tjetërsojë në mënyrë demokratike, domethënë përmes zgjedhjeve, rendin kushtetues demokratik dhe ta zëvendësojë me rendin teokratik (kupto: sundimin, qeverisjen nga Zoti, ose në këtë rast nga rrahmanistët), por jo pa e “falënderuar” demokracinë që i jep mundësi t’i japë fund demokracisë! - Rrahmanizmi bie ndesh gjithë historisë dhe traditës shqiptare.
Historia e mendimit dhe veprimit politik e shtetformues shqiptar ka qenë e tëra për shtet laik shqiptar. Në historinë e mendimit dhe veprimit politik e shtetformues shqiptar kurrë nuk gjejmë këtë sulm kundër shtetit laik shqiptar dhe pro shtetit teokratik shqiptar të çfarëdo lloji.
As “republika e Mirëditës” dhe as “Republika e Korçës” nuk e kanë përkufizuar veten mbi bazë fetare. Shteti londinez ka pasur në krye një prift ortodoks, Fan Nolin, por asnjëherë nuk është kërkuar prej tij as prej ndonjë tjetri që shteti laik të kthehet në shtet teokratik. Ndoshta i vetmi përjashtim kanë qenë lëvizja e Haxhi Qamilit (1914), dhe më parë e shqiptarëve që i bashkuan “panislaimizmit” të nisur nga Sulltan Abdyl Hamitit (në epokën e “pan-lëvizjeve”), por këta as nuk i përkasin përpjekjeve dhe luftës për shtet shqiptar dhe as nuk u kthyen masivisht të kontribuojnë për të mbasi u themelua, madje as që ta kthejnë në shtet teokratik islam. - Rrahmanzimi fyen gjakun patriotik dhe kombëtarizmin shqiptar
Që nga fillimi e deri në fund, të gjithë mendimtarët dhe aktivistët për shtetformim shqiptar kanë pësuar vuajtje, dhunime e përdhunime, tortura e humbje të jetës, për shtet laik shqiptar. Kanë pasur jetë e vdekje të tillë myslimanë, ortodoks, katolikë apo shqiptar të riteve të tjera (protestantë, etj.), ndërsa tani rrahmanzimi i fyen, së paku duke i trajtuar si budallenj, që nuk kishin kuptuar se duhej të sakrifikonin për shtet teokratik islam dhe panislamizëm. Por fyerja më e madhe që bën është shkelja e përdhosja e sakrificave, gjakut të derdhur e jetëve të dhëna shqiptare që u kurorëzuan me shtetformim shqiptar dhe laik, siç kishin dashur dhe siç po realizohet amaneti i tyre. - Përparimi që ofron rrahmanizmi i ofron shqiptarëve është kthimi prapa te Sulltan Mexhdi dhe Sulltan Hamiti
Duke u përpjekur të imitojë perëndimin, Sulltan Mexhdi hapi shkolla laike edhe në Shqipëri e për shqiptarët myslimanë, por në gjuhën turke dhe me edukim më shumë fetar. Si reagim mendimtarët dhe aktivistët shqiptar për shkollë laike sakrifikuan jetët për shkollë laike shqiptare. Tani rrahmanisët, ashtu si sulltan Mexhdi dikur, duan që shkollat laike t’i kthejnë në më shumë në fetare, dhe ashtu si Sulltan Abdyl Hamiti të kërkojnë kthimin e epërsisë së panislamizmit përballë kombit. Rrahmanizmi kërkon të përdor shkollat laike që t’i përmbysë në fetare, ashtu si demokracinë që t’i japë fund demokracisë. - Rrahmanizmi bie ndesh familjes tradicionale shqiptare
Në lidhjen në martesës (femër-mashkull), në krijimin dhe ruajtjen e familjes, tradita jonë më e fortë ka qenë ajo kundër martesës inçestituale. Jo vetëm ndalimi i martesës në brezin e parë e të dytë, por shpesh deri në mbi dhjetë breza, e nganjëherë brenda fisit pavarësisht largësisë së brezave. Dhe për popullsinë shqiptare kjo ka qenë kështu brez pas brezi (me ndonjë përjashtim bejlerësh), për myslimanët, ortodoksët apo katolikët shqiptar. Kjo ka ruajtur edhe familjen e madhe shqiptare, me mbi 100 anëtarë në një shtëpi, ndonëse anëtarë nga disa breza larg njëri-tjetrit. Tani në emër të “mbrojtjes së familjes”, rrahmanzimi e përmbysë familjen tradicionale shqiptare dhe iu ofron shqiptarëve një model të ri, sheriatike-kuranore: familjen që tradita jonë e quan inçestuale.
Rrahmanizmi mund të mëtojë se Kurani di gjithçka dhe ka parashikuar çdo arritje shkencore të deritashme dhe ato që do të arrihen, por ndryshe dijes kuranore, shkenca, aq sa njeh në gjendjen e stome, mendon se martesat me lidhje të ngushta gjaku (inçstuale) janë biologjikisht të dëmshme. Rrahmanizmi i druhet probabilitetit të shtatzënive inçestuale me anën e fertilizimit me donim, gjë që mund të ndodh, por vetëm nga pakujdesia (ose ligësia) e stafit mjekësor. Ndërsa terapia, ose zgjidhja që ofron rrahmanzimi është legjitimimi i vetë sëmundjes që ai pretendon se e lufton: legjitimimi kuranor i inçestit. Nuk ka ligj laik që mund ta ndalojë absolutisht pakujdesinë (as ligësinë) njerëzore, por së paku nuk e legjitimon, dhe aty ku e heton e ndëshkon, ndërsa rrahmanizmi dhe ligji i tij hyjnor e legjitimon. - Rrahmanzimi bën aleat paditurinë në jurisprudencë
Së pari, familja është institucionet social, dhe institucionet socialë nuk krijohen me ligje pozitivë (shtetëror), prandaj kanë ekzistuar para shtetit dhe mund të ekzistojnë mbas shtetit. Ashtu siç ka institucione socialë që mund të jenë “shuar” gjatë ekzistencës së shtetit por jo se janë ndaluar ose lejuar nga shteti. Vendin e “fjalës së dhënë”, tek ne “besës”, e ka zënë “kontrata e ligjshme”, jo se ligji ndalonte ose ndalon marrëdhëniet e bazuara në fjalën e dhënë por se vetë shoqëria e sheh të pasigurtë për marrëdhëniet komplekse të krijuara me rritjen e kompleksitetit të shoqërive moderne.
Së dyti, ligji pozitiv njeh të drejta pa detyrim. E drejta për martesë nuk detyron askënd të martohet. Ligji shikon vetëm detyrimin e vet të respektojë vullnetin e individëve për t’u martuar dhe detyrimin e vet që të mbrojë zotimet që palët kanë marrë tani ndaj njëri-tjetrit në rast se ndryshojnë mendim më vonë (njëlloj si për çdo kontratë). Kjo dije në jurisprudencë sa e mbron aq dhe e fajëson rrahmanizmin: e mbron sepse e drejta sheriatike-kuranore që lejon martesën, të cilën tradita jonë e quan inçest, nuk detyron askënd të martohet në këtë afërsi gjaku, dhe prandaj as kurani nuk na prish familjen tradicionale; e fajëson sepse nuk kupton të njëjtën logjikë të ligjit pozitiv laik: lejon, por nuk detyron.
Së treti, një familje që duhet ta ruajë ligji, tashmë ka marrë fund si familje. Prandaj askush nuk di të shpjegojë as të kuptoj sesi në përgjithësi dy individ të martuar brenda të njëjtit seks ia prishin familjen dy individëve të martuar të sekseve të ndryshëm. Askush nuk di të shpjegojë se si specifikisht ligji duke martuar dy vetë ia prish familjen dy vetave të tjerë, sepse familjen e prishin ose e ruajnë vetë individët e martuar. Sigurisht çifti përpiqet ta gjej fajtorin jashtë vetes, “na prishi vjehërria”, “na prishi komshiu”, “na prishi ligji”, etj., por në fakt tashmë e kishte prishur njëri prej tyre ose të dy të martuarit. - Politikisht arsyet e shpallura për largimin e rrahmanistëve nga LVV janë deri tani e pakta kundërthënie performative
Mes problemeve që përmenden nga rrahmanistët janë problemet socialë dhe ekonomikë e deri te nepotizmi që ka vazhduar edhe gjatë qeverisjes së LVV. Problemet e tillë rrahmanizmi mendon t’i zgjidhë duke u bashkuar me ata që i kanë shkaktuar për 20 vite dhe ia kanë lënë trashëgimi rënduese LVV-së, dhe mjeshtrit korrupsionit e të nepotizmit, nisur me minimalistë si Ferit Aganai apo Bexhet Pacollin dhe në pritje të mjeshtërve më të mëdhenj se këta.
Kontesktualizimi:
Në epokën e degradimit të ideologjive në shkallë bote, rrahmanizmi mund ta legjitimojë veten duke e kontrastuar me të gjithë keqpërdorimet, keqkuptimet dhe artikulimet e stome të vlerave laike e demokratike, por nuk kontribuon për më mirë duke u bërë një prej tyre. Nëse teprohet në zhveshjen e femrave, nuk ka pse teprohet në mbulimin e tyre, etj., etj. Virtyti qëndron në mes, dhe pa virtyt nuk ka fare politikë. Por, këtu po e mbyll sepse kjo çështje do trajtim të mëvetësishëm.
Rruga Press