Tatimet në Kosovë sekuestrojnë €200 mijë pasuri të taksapaguesve borxhlinj
Autoritetet Tatimore në Kosovë kanë sekuestruar 200 mijë euro pasuri të tatim paguesve borxhlinj.
Sipas ATK-së, operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ku i njëjti aktivitet do të vazhdojë edhe në sektorë të tjera gjatë ditëve në vijim.
“ATK në vazhdimësi do të ndërmarr veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat”, thuhet në njoftim./rtk/