KryesoreLajme

Kurti në Poloni për Forumin e Sigurisë

Kryeministri i Kosovës ka udhëtuar për në Poloni për të marrë në Forumin e Varshavës për Siguri, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit të martën.

Në njoftim u tha se Kurtin është edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, derisa kryeministri do të mbajë fjalim me temën “Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e gjeopolitikës dhe integrimit evropian”.

Tutje Zyra njoftoi se Kurti do të zhvillojë edhe takime edhe me pjesëtarë të mërgatës shqiptare në Poloni.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

“Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Varshavë të Polonisë, ku së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të marrë pjesë në Forumin e Varshavës për Sigurisë 2024 (ËSF 2024). Në kuadër të Forumit, kryeministri Kurti sot do të mbajë një fjalim mbi temën “Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”. Gjatë qëndrimit në Varshavë dhe pjesëmarrjes në Forum, ai do të zhvillojë takime bilaterale, si dhe do të mirëpritet nga pjesëtarë të mërgatës sonë në Poloni”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Gjermani për t’u takuar me presidentin Frank Ëalter-Steinmeier.

YouTube player