KryesoreLajme

Osmani udhëton në Gjermani, do të takohet me homologun gjerman Steinmeier

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Gjermani, me ç’rast do të takohet me homologun gjerman, Frank Walter- Steinmeier.

“Presidentja Osmani do të jetë folëse në sesionin ‘Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue’ me ç’rast do të diskutojë në temën: ‘Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidencës.

Lexo më shumë  Shënohet 27-vjetori i daljes së parë të UÇK-së, zbulohet memoriali në Llaushë

Në kuadër të kësaj vizite, presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit Shqiptar të Gastronomisë në Berlin me ç’rast do të mbajë fjalim para pjesëmarrësve.

Ajo do të realizojë takime të ndara me ministra e deputetë gjermanë.

Ndryshe, presidentja Osmani vizitën zyrtare bilaterale në Gjermani me ftesë të presidentit Steinemier e ka realizuar në shtator të vitit 2021 ku është pritur me nderime ushtarake. Pas vizitës zyrtare bilaterale, ajo gjatë kësaj periudhe tre vjeçare ka pasur edhe një sërë takimesh pune e telefonata me presidentin Steinmeier, i cili është përkrahës i të ardhmes euroatlantike të Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit

YouTube player