KryesoreLajme

Gërvalla e Kurti takuan Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kanë takuar Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin.

Sipas njoftimit të Gërvallës, ata janë takuar në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombëve të Bashkuara në New York.

“Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takuam Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombëve të Bashkuara në Nju Jork”, shkroi Gërvalla.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  SHBA-të kanë goditur më shumë se 7,000 objektiva në të gjithë Iranin – dhe kanë shkatërruar 100 anije, thotë Trumpi