Bota

Ukraina ka rrëzuar 69 dronë e dy raketa nga sulmi rus

Ukraina ka rrëzuar 69 nga 73 drone gjatë një sulmi rus gjatë natës, që përfshinte dy raketa balistike dhe dy raketa lundrimi, bënë të ditur të shtunën forcat ajrore ukrainase.

Forcat ukrainase rrëzuan dy raketat e lundrimit, njoftuan forcat ajrore në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Kurse rreth 15 dronë sulmues rusë u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore në periferi dhe në kryeqytetin Kiev, tha administrata ushtarake atje, raporton Reuters. 

Sipas administratës, mbetjet u raportuan të binin në një lagje të qytetit.

“Si rezultat, një ndërtesë është dëmtuar. Nuk është marrë asnjë informacion për viktima”, njoftoi administrata në Telegram.

Rruga Press

YouTube player