KryesoreLajme

Sveçla: I lumtur për renditjen e Kosovës në top 10 vendet me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit

 Ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur i lumtur për raportin e fundit të kompanisë amerikane Gallup, ku Kosova u rendit në top 10 vendet e botës me vlerën më të lartë të indeksit të Ligjit dhe Rendit dhe në mesin e vendeve më të sigurta në glob për qytetarët e saj.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo renditje vjen si rezultat i dëshirës së qytetarëve për qetësi, rend dhe nga vullneti i institucioneve e agjencive ligjzbatuese që kjo të plotësohet.

Lexo më shumë  Si është të jesh shqiptar në Serbi?

“U jam falënderues të gjithëve për këtë arritje të Republikës sonë. Le të punojmë edhe më shumë që të renditemi në 5shen e parë”, ka shkruar ministri.

Rruga Press

YouTube player