KryesoreLajme

Gërvalla: Kosova e përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit me Greqinë, fokus tregtia e investimet

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar për takimin e para katër ditëve me homologun e saj grek, Giorgos Gerapetritis, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Duke njoftuar për këtë takim, Gërvalla ka thënë se me kryediplomatin e Greqisë kanë diskutuar mënyrat për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh.

Lexo më shumë  Ambasadori bullgar vizitë ministrit Konjufca, e fton në takimin e ardhshëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që do të mbahet në Sofje

Gërvalla ka thënë se ka përmendur edhe përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim ekonomik, me fokus tregtinë dhe investimet.

Kënaqësi të takohem me Ministrin e Jashtëm të Jashtëm Giorgos Gerapetritis në margjinat e #UNGA79. Ne diskutuam mënyrat për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh. Theksova përkushtimin e Kosovës për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona, me fokus tregtinë dhe investimet”, ka shkruar Gërvalla.

Lexo më shumë  Brukseli ka humbur durimin - BE po shqyrton sanksione ndaj Vuçiqit

Rruga Press

YouTube player