Bota

FOTO/ Sulmohet me armë zjarri zyra elektorale e Kamala Harris, reagon menaxheri i fushatës

Zyra e fushatës së Zëvendës Presidentes së SHBA Kamala Harris në Arizona është sulmuar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës, ndërsa policia thotë se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Sean McEnerney, menaxher i fushatës së Partisë Demokratike të Arizonës, tha: “Ne i jemi mirënjohës policisë që erdhi shpejt në vendngjarje dhe jemi me fat që askush nuk ishte i pranishëm apo i lënduar.”

Lexo më shumë  Norvegjia jep 9 mln euro për evakuimin, trajtimin e ukrainasve në Evropë

Siç duket edhe në këto foto, në xhamat e godinës ku është e vendosura zyra elektorale e Kamala Harris shihen shenjat e plumbave, raportojnë mediat amerikane.

Rruga Press

YouTube player