KryesoreLajme

Nesër mbahet akademi përkujtimore në përvjetorin e vrasjes së Afrim Bunjakut

Qeveria e Kosovës do të organizojë aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se nën patronatin e kryeministrit Albin Kurti, aktiviteti do të nisë në orën 09:00, ku do të vizitohet familja e heroit Bunjaku.

Në orën 09:30 do të ketë homazhe te varri i Bunjakut, e në orën 15:00 do të mbahet akademia përkujtimore te Pallati i Rinisë.

Lexo më shumë  Kur tmerri ka emër: "TOP CHANNEL"

Rreshteri Afrim Bunjaku është vrarë më 24 shtator të 2023-s nga grupe të armatosura serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit, në një sulm terrorist.

Bunjaku ishte varrosur në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë. Ai ishte shpallur Hero i Kosovës.

YouTube player