KryesoreLajme

Ushtarët amerikanë brohorasin “Kosova, Kosova”, presidentja Osmani publikon videon emocionuese nga SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Ushtria amerikane i ka bërë një pritje madhështore presidentes Osmani, derisa ushtarët dhe kadetët në “West Point”, kanë brohoritur “Kosova, Kosova”, transmeton Telegrafi.

Osmani ka shpërndarë në rrjetet sociale videon kur kadetët dhe ushtarët amerikanë duartrokasin dhe brohorasin “Kosova, Kosova”.

Lexo më shumë  Si sot para 11 viteve, me presionin e Thaçit u votua formimi i Gjykatës Speciale dhe u votua kundër mocionit për krimet e Serbisë në Kosovë

“Kosova, Kosova, Kosova!” Brohoritjet dhe mirëseardhja madhështore nga kadetët dhe ushtarakët amerikanë në West Point”, ka shkruar Osmani sipër videos.

Ndryshe, presidentja Osmani ka udhëtuar të enjten për në New York, ku në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.

Rruga Press

Lexo më shumë  Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh

YouTube player