Djegia e shtëpisë në veri, kryeministri Kurti: Kryesit e veprës do të ndiqen nga organet e drejtësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për djegien e shtëpisë në lagjen “Berxhani” në Mitrovicën Veriore.
I pari i Qeverisë tha se kryesit e kësaj vepre do të ndiqen nga organet e drejtësisë.
“Ka deklaruar tashmë Policia e Kosovës, ne do të bëjmë sanimin e këtij dënimi, ndërkaq ata të cilët e bëjnë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshimtë që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës”, deklaroi Kurti.
Ndryshe, në një shtëpi në veri të Mitrovicës dyshohet se është hedhur koktej molotovi, ku si pasojë është përfshirë nga zjarri dera e hyrjes së shtëpisë.
Rruga Press