KryesoreLajme

Sa miliona u shpenzuan për blerjen e armatimit në 3 vjetët e fundit, tregon ministri Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se gjatë këtyre tri vjetëve janë investuar 249 milionë euro në sistemet e armatimit.

Maqedonci tha se kjo shumë është pa përfshirë buxhetin e sivjetmë.

“Janë orientuar sipas konceptit të blerjeve shtet me shtet. Pra, blerjet janë investuar në bashkëpunim me ministritë përkatëse të vendeve të NATO-s prej të cilave kemi prokuruar, dhe janë sipas standardeve të NATO-s, sepse orientimi ynë është i qartë drejt anëtarësimit tonë në NATO dhe Bashkimin Evropian”, tha ai në Klan Kosova.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Maqedonci tha se blerjet realizohet duke u bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Rruga Press

YouTube player