KryesoreLajme

Lavrovi i Putinit dhe Shaqir Totaj i PDK-së flasin njësoj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, bëri një deklaratë të turpshme para dy ditësh ku krahasoi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me kriminelin gjenocidal Sllobodan Millosheviq.

Veprimet e Qeverisë së Kosovës me të cilat po deklasohen bandat kriminale paramilitare dhe strukturat paralele të Serbisë në veri të Kosovës, Totaj i llogarit të njëjta me dhunën e regjimit të Millosheviqit në Kosovë mbi popullsinë civile shqiptare, në atë Kosovë që gjendej nën pushtimin brutal serb.

Në deklaratën e tij, të cilën do ta kishte zili çdo paramilitar serb që kërkon arsye për ta legjitimuar qëllimin e tyre për të aneksuar pjesën veriore të Republikës së Kosovës, ai e paraqet kryeministrin Kurti si udhëheqës që ushtron terror mbi popullsinë civile në Kosovë, ligjëratë kjo që ka disa muaj që po shpeshtohet nga vetë presidenti serb Vuçiq, qeveria serbe dhe mediat e pushtetit atje.

Ngjajshëm me deklaratën e Kryetarit të Komunës së Prizrenit që vjen nga partia PDK, si dhe ngjajshëm me propagandën që vjen nga Beogradi zyrtar, ka folur sot edhe Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ministri i Putinit, Lavrov, ka thënë se serbët e Kosovës janë duke u persekutuar ngjashëm me persekutimin nazist të popullatës ruse në territorin e Donbasit”.

Ndër të tjera, ai tha se “serbët po dëbohen në heshtje” nga Kosova me metoda të ndryshme burokratike.

“‘Spastrim etnik i pastër si loti. Gjithashtu, falë Zotit, pa konflikte serioze ushtarake, po tentojnë të dëbojnë serbët nga Kosova”, ka thënë Lavrovi.

Një simetri e përkryer mes Shaqir Totajt, Aleksandar Vuçiqit dhe Sergei Lavrovit, ku të tre hedhin tezën anti-Kosovë se Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës janë duke ushtruar represion dhe dhunë mbi popullsinë serbe.

Simetria është vetëm në shtrimin e propagandës, por jo në qëllimin e saj. Vuçiqi dhe Lavrovi me këtë luftë hibride të shpifjeve kundër Kosovës duan të realizojnë qëllimet e tyre ekspansioniste. Vuçiqi kërkon të aneksojë veriun e Kosovës, kurse Lavrovi kërkon të realizohen qëllimet serbe, por edhe të forcojë, duke paralelizuar, tezën e shpikur të mbrojtes së popullsisë ruse nga “nazizmi ukrainas”, tezë përmes së cilës Rusia aryetoi rrejshëm planin e saj pushtues.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?

Këta të dy po mundohen të shtyjnë propagandën e tyre në funksion të qëllimeve të tyre shtetërore, kurse Shaqir Totaj po fuqizon propagandën ruso-serbe të “dhunën s mbi popullin serb”, jo për interesa të shtetit të Kosovës, por për të dëmtuar Albin Kurtin, me shpresën se kjo gjë e sjell në pushtet partinë e tij PDK, në zgjedhjet e shkurtit të vitit të ardhshëm. Pak rëndësi ka për të nësë kemi një Kosovë të plotë apo një Kosovë të copëtuar e aneksuar.

Pazar shumë i dobët nga Shaqir Totaj dhe PDK, të cilët me sa duket, nuk e kanë problem të radhiten me ata që duan ta zhbëjnë shtetin e Kosovës, vetëm për pak pushtet hajnie.

Vuçiq, Lavrov dhe Totaj, të tre duan ta marrin Kosovën. Dy të parët si territor, ndërsa i dyti si pushtet. Armiku i përbashkët që i fut nën një llogore është Albin Kurti, që pushtetin nuk e ka përfitim, por mjet për të çrrënjosur hajnitë e llojit të Shaqir Totajt dhe për të pamundësuar kafshimin e territorit dhe shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Rruga Press

YouTube player