KryesoreLajme

Ministri Çeku emëron Këshillin e ri të Librit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se ministri Çeku ka emëruar Këshillin e ri të Librit, i cili përbëhet nga 11 anëtarë, përfaqësues të institucioneve të rëndësishme kulturore dhe arsimore të vendit, si dhe ekspertë të fushës.

“Këshilli drejtues i cili ka mandat 4 vjeçar ka këtë përbërje: Jehona Shyti, Bekim Samadraxha, Faton Berisha, Nysret Krasniqi, Adem Zejnullahu, Blerina Rogova Gaxha, Arber Rrahmani, Leontina Gega Musa, Agim Vinca, Nerimane Kamberi dhe Qerim Ondozi”,  ka njoftuar ministria.

Lexo më shumë  Aksion policor sërish në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe municion në kulmin e një ndërtese

Sipas njoftimit, në takimin e parë njoftues me ta, ministri Çeku u shprehu mbështetjen e plotë të MKRS për punën e tyre të rëndësishme në vitet e ardhshme.

“Ekspertiza dhe përkushtimi i këtij Këshilli do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejmë të kulturës së librit në Kosovë”, njofton MKRS.

Rruga Press

YouTube player