KryesoreLajme

Arrestohen katër serbë në veri për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Në mesnatën e së martës, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në veri të Mitrovicës, të dyshuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë.

Rreth orës 00:20, katër serbë, të moshës 21-23 vjeçare, fillimisht kanë ofenduar dhe më pas sulmuar zyrtarët që ishin duke patrulluar në zonë.

Zëvendësdrejtori i Policës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se pas arrestimit, të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor, ku është kryer një test alkooli.

Lexo më shumë  Sveçla: Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt, pas bisedave në Bruksel do të kemi situatë tjetër

Rezultatet e testit kanë treguar se ata ishin në ndikim të substancave alkoolike.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa raportohet se janë të moshës 21-23 vjeç.

Rruga Press

YouTube player