KryesoreLajme

Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen të enjten ishte për vizitë në Kosovë, ndërsa është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Valtonen në një postim në X shkruan se Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë.

“Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë. Pata takime shumë të mira me Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Lexo më shumë  “Zonjat e Rilindjes” të tronditura për gjuhën e urrejtjes, por harrojnë të shohin se si po e mbjell Edi Rama

Finlanda mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës. Stabiliteti në rajon është kyç. Ne e kemi prioritet dialogun Beograd-Prishtinë”, shkruan ajo.

Ndryshe, edhe sot në Kosovë për vizitë do të jetë Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Lexo më shumë  Kurti: Arrestimi i të dyshuarve për Masakrën e Reçakut hap një kapitull të vonuar të drejtësisë
YouTube player