Ministria e Mbrojtjes hapë konkursin për pranimin e 300 ushtarëve të rinj
Shpallja e konkursit për pranimin e 300 ushtarëve të rinj po afron.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se nga data 9 shtator deri më 8 tetor 2024, të gjithë të rinjët e të rejat e interesuara për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në web faqen e ministrisë duke plotësuar formularin i cili së shpejti do të bëhet publik.
Si pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjersa i shërbeni atdheut do të keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurt të udhëhequr nga profesionistët më të mirë në fushën e mbrojtjes.
Rruga Press