KryesoreLajme

Kurti-Ndihmëssekretarit të NATO-s: Kemi zmbrapsur kërcënimet e sigurisë nga Serbia

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim të enjten Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm për Operacione të NATO-s, Thomas Goffus, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. 

Në njoftimin e publikuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se në këtë takim Kurti ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm me KFOR-in e NATO-n. 

“Kryeministri Kurti tha se progresi socio-ekonomik e demokratik i vendit ecën krah për krah me sundimin e rendit dhe ligjit, ndaj të cilave përkushtimi mbetet i palëkundur e në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”, thuhet në njoftim. 

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Më tej bëhet e ditur se Kurti ka përmendur edhe kërcënimet e mëdha të sigurisë nga Serbia përgjatë tri vjetëve të qeverisjes së tij. 

“Kryeministri Kurti tha se gjatë këtyre tri vjetëve nën kërcënimet më të mëdha të sigurisë nga Serbia, kemi arritur progresin më të madh në demokraci dhe ekonomi ndërkohë që edhe kemi zmbrapsur kërcënimet e menaxhuar suksesshëm sfidimin e sigurisë dhe paqes në vendin tonë. Ne mbrojmë jo vetëm qytetarët e territorin, sovranitetin dhe demokracinë, pavarësinë dhe lirinë, por edhe progresin e prosperitetin tonë”, bën të ditur më tej komunikata.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?

Rruga Press

YouTube player