KryesoreLajme

Kosova, njëra prej tri vendeve debutuese në Lojërat Paralimpike

Të mërkurën fillojnë Lojërat Paralimpike “Parisi 2024”.

Mbi 4400 sportistë me aftësi të kufizuara do të garojnë në 22 sporte të ndryshme. Sipas traditës, Lojërat Paralimpike mbahen pak ditë pas Lojërave Olimpike, ndërsa shfrytëzohen arenat e njëjta.

Rekorde të shumta do të vendosen në Paris, ndërsa tashmë disa vetëm janë vendosur. Do të jenë 168  delegacione, që është rekord. Pos 167 ekipeve nacionale paralimpike, do të jetë edhe një ekip prej tetë paralimpistëve refugjatë. Ndërkohë do të jenë edhe 98 paralimpistë neutralë, 90 nga Rusia dhe tetë nga Bjellorusia.

Lexo më shumë  Kurti takon homologun e tij nga Vanuatu

Numri prej 168 delegacioneve kalon rekordin prej 164 që ishte vendosur në Londër në vitin 2012 dhe në Tokio në vitin 2020.

Më së shumti pjesëmarrës kishte në Tokio në vitin 2021 – plot 4393 paralimpistë.

Kosova është njëra prej tri vendeve që debutojnë në Lojërat Olimpike.

 Debutojnë edhe Eritrea dhe Kiribati.

Numri i paralimpisteve po ashtu është rekord – 1983. 45 për qind e pjesëmarrësve janë paralimpiste.

Lexo më shumë  Raporti i Gallup, Kurti: Dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit

Rruga Press

YouTube player