Lajme

Këlliçi: Protesta do vazhdojë, vidhemi çdo ditë dhe askush nuk flet

Disa dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot para bashkisë së Tiranës në protestën e radhës kundër skandaleve të Erjon Veliajt.

Belind Këlliçi ka paralajmëruar se qëndresa dhe protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës do të vazhdojë edhe në vjeshtë dhe dimër.

Në fjalën e tij, ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen për të kundërshtuar padrejtësitë që po i bëhen shqiptarëve.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Sipas Këlliçit është tentuar që të shuhet protesta e opozitës, por nuk ia kanë dalë.

“Protesta është historike dhe e paprecedente. Kanë bërë çdo gjë që kjo protestë të shuhet, nëse në këtë protestë nuk do flitej për vjedhjet nuk do të shqetësonte askënd.

Çdo ditë vidhemi në mënyrë permanente dhe askush nuk flet, as ndërkombëtarët nuk flasin. Çdo ndërkombëtar që vjen në këtë vend duhet të respektojë vendin nga vjen por mbi të gjitha duhet të respektojnë vendin ku shërbejnë.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Është 22 gusht, jemi këtu në protestë dhe të jeni të bindur kur qytetarët kanë dalë në korrik dhe gusht, në shtator, tetor e nëntor qytetarët do ti ngrijnë temperaturat”, u shpreh Këlliçi, i cili denoncoi se edhe “fusha e Ali Demit në Tiranë është dhënë për ndërtim”.

Rruga Press

YouTube player