Uncategorized

Deputetët gjermanë kundër planeve të qeverisë për të tkurrur ndihmën financiare për Ukrainën

Ligjvënësit gjermanë kanë kritikuar planet e qeverisë federale për të mos dërguar më ndihma financiare për Ukrainën.

Kryetari i komisionit parlamentar për punët e jashtme, Michael Roth, u tha gazetarëve se dështimi në ofrimin e ndihmave të reja ushtarake për Ukrainën do t’i dërgonte Kievit një “sinjal fatal”.

Komentet e tij erdhën pasi mediat gjermane raportuan për një letër që ministri i Financave, Christian Lindner u dërgonte Ministrive të Jashtme dhe të Mbrojtjes, në të cilën thoshte se masat e reja për të mbështetur Ukrainën duhet të merren vetëm nëse financimi është i garantuar në planet buxhetore.

Lexo më shumë  Rohde: Të përkushtuar për mbështetje ndaj Kosovës dhe gjithë rajonit në Proçesin e Berlinit

Aktualisht, Lindner po përpiqet të kontrollojë shpenzimet e Gjermanisë nën kuadër të një nisme të re kushtetuese, që kufizon kuotën e borxhit të ri që qeveria mund të marrë.

Buxheti i hartuar për vitin 2025 parashikon 4 miliardë euro për Ukrainën, por duke parë se si qëndrojnë gjërat duket se nuk ka më të ardhura për ndihmë të mëtejshme.

Që kur letra e Lindner u bë publike, Ministria gjermane e Financave ka deklaruar se do të ekzaminojë garancitë afatmesme për fondet shtesë; por pa i penguar politikanët që të ndikojnë.

Lexo më shumë  Rohde: Të përkushtuar për mbështetje ndaj Kosovës dhe gjithë rajonit në Proçesin e Berlinit

Michael Roth u tha gazetarëve se, ndërsa ushtria ukrainase po vazhdon ofensivën për herë të parë në territorin rus, Kievit i nevojitet mbështetja e plotë e aleatit të tij kryesor në Evropë, Gjermanisë.

Koalicioni i qendrës së djathtë CDU/CSU, grupi më i madh opozitar në Bundestag, e kritikoi gjithashtu idenë e ministrit Lindner duke thënë se lufta e Ukrainës për liri po vuan për shkak të përplasjeve të vazhdueshme.

YouTube player