KryesoreLajme

Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin ndërkombëtar

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës, morën pjesë në një ‘Program Ndërkombëtar të Intershipit’ të zhvilluar nga data 5 deri më 14 gusht 2024 në Shkollën e Lartë të Policisë në Brandenburg, Gjermani.

Policia e Kosovës thotë se kjo i kontribuon forcimit dhe  bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zhvillimit profesional dhe shkëmbimit të përvojave policore.

Lexo më shumë  Konjufca: Zgjedhja jonë është Evropa, Serbia me retorikë kriminale

Ky program u realizua falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Kosovës dhe Shkollës së Lartë të Policisë në Brandenburg.

“Gjatë këtij programi, zyrtarët e Policisë së Kosovës patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja të shumta me kolegët e tyre gjermanë dhe irlandezë në fushën e sigurisë dhe zhvillimit profesional, duke kontribuar në avancimin e mëtejshëm të standardeve policore në të dy institucionet”, thuhet  në njoftim

Lexo më shumë  “Shqiponjat” në vijën e parë! Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor, çfarë po ndodh para Kuvendit të Shqipërisë

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare të sigurisë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Rruga Press

YouTube player