Bota

Ukraina “kap më shumë se 100 ushtarë rusë”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se teksa trupat ukrainase po avancojnë në rajonin Kursk në Rusi, deri tash i kanë kapur 100 ushtarë rusë.

Në një shkrim në Twitter ai ka thënë se pavarësisht avancimit brenda Rusisë, “Ukraina nuk po e harron frontin lindor për asnjë sekondë”.

Lexo më shumë  ShBA-ja thotë se dy anije me flamur amerikan kanë kaluar suksesshëm nëpër Hormuz

“Jemi  duke avancuar në rajonin e Kurskit, një deri dy kilometra në zona të ndryshme, që nga nisja e ditës. Kemi kapur më shumë se 100 ushtarë rusë gjatë kësaj periudhe. Jam falënderues për të gjithë të përfshirët; kjo do të përshpejtojë rikthimin e djemve e vajzave tona në shtëpi”, ka shkruar ai.

Ukraina të martën ka insistuar se nuk e ka synim t’i mbajë territoret ruse.

Lexo më shumë  Kryeministri britanik: Evropa ka nevojë për një element më të fortë në NATO!

Rruga Press

YouTube player